PSG-ja ka marrë një fitore të thellë 5-0 kundër Okseir në javën e 15 të kampionatit francez, e fundit para fillimit të Kupës së Botës.
Trajneri Galtier nuk i kurseu yjet e ekipit, duke aktivizuar nga minuta e parë treshen Nejmar, Mesi, Mbape. Ishte ky i fundit që zhbllokoi ndeshjen, pas një aksioni të nisur me një pasim magjik të “Pleshtit” për Mendes.
Goleada erdhi në pjesën e dytë me golat e Soler në minutën e 51, Hakimi, 6 minuta më vonë, Renato Sançez në minutën 81 dhe Ekitike në minutën e 84, që i dhuruan kampionëve në fuqi të Francës një fitore spektakolare.