Gjeniu Ismail Kadare përcillet sot për në banesën e fundit. Shkrimtari Fatos Kongoli e cilësoi Ismail Kadarenë si një “shkollë letrare”.
“Kadarenë e kam adhuruar gjithmonë si autor edhe kur nuk më shkonte mendja se do të shkruaja ndonjëherë vetë, por vitet e fundit u miqësuam shumë me njëri-tjetrin.
Ismaili nuk është një shkrimtar i zakonshëm, është një shkollë letrare. Ai ka shkollën e vet letrare kështu që shumë shkrimtarë të rinj e imitonin.
Mirëpo, Ismaili, proza e tij është e paimitueshme. Ata kanë dëmtuar më shumë veten. Është një shkrimtar i pavdekshëm”, tha Kongoli.