Lideri i parë i Partisë Socialiste, ish-kryeministri Fatos Nano, sot feston 70-vjetorin e lindjes.
I lindur me 16 shtator të vitit 1952 Fatos Nano sot duket si figurat e lashta të politikësh shqiptare ndoshtanga fakti se Nano i dha fund aktivizimit në politikë duke u larguar nga skena politike për të mos qenë më pjesë e politikës që prej kohës kur ishte vetëm 53 vjeç.
Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2005 Nano zgjodhi të tërhiqet në jetën e tij privat së bashku me bashkëshorten e dytë, Xhoana Nano duke i’a kaluar postin në partinë socialiste Edi Ramës.
Ish-kryeministri Fatos Nano për disa vite zgjodhi të jetojë në kryeqytetin e Austrisë, Vienë.
Nano mbahet mend si një politikan liberal që lejoi fraksionet, debatin dhe mendimin ndryshe në Partinë Socialiste.
Fatos Nano, do të mbetet në memorien e shqiptarëve si politikani që di të tërhiqet për tu hapur rrugën gjeneratave të tjera.