“Fatura e arbitrazhit është 392 mln euro”, Tabaku: Qeveria përbuz sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se fatura e arbitrazhit që Shqipëria duhet të paguajë është 392 milion euro.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Tabaku tha se askush nuk jep llogari për abuzimet me taksat e qytetarëve që merren për të shlyer detyrimet e keq qeverisjes do paguhen një ditë.

Ajo shtoi se përpjekjet e qeverisë për të ikur nga kjo gjykatë, tregojnë përbuzjen për sundimin e ligjit dhe për respektimin e pronës.

Reagimi i plotë:

Fatura e arbitrazhit është 392 mln Euro!

Arsyet e kësaj shifre marramendëse lidhen me mënyrën se si qeveria ka trajtuar kontratat publike. Aty ku i ka interesuar ka shpërfillur çdo logjikë ligjore duke i çuar palët në Arbitrazh ndërsa tek rasti inceneratorit dhe pagesës së tij e përdor Arbitrazhin si alibi për të vazhduar kontratën 430 mln euro!

Arroganca dhe mendjelehtësia se askush nuk do japë llogari për abuzimet me taksat e qytetarëve që merren për të shlyer detyrimet e keq qeverisjes do paguhen një ditë. Sa më shumë shtyhet afati aq më e lartë kamata!

Për 3 dekada prania në gjykatën e Arbitrazhit na ka dhënë dhe i ka dhënë siguri palës tjetër. Përpjekjet për të ikur nga kjo gjykatë tregojnë përbuzjen e një qeverie për sundimin e ligjit dhe respektimin e pronës edhe sipërmarrjes!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *