Favore seksuale në këmbim të tenderit për qentë, Gjykata e Lartë rrëzon Alma Kaçin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Alma Kaçi për ndryshimin e masës së “Arrestit në shtëpi” me një masë më të butë sigurie.

Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen disa ditë pasi SPAK mbylli hetimet në lidhje me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe e çoi atë në gjyq. Kaçi akuzohet për akuzën e “Korrupsionit aktiv”, ndërkohë që për kryebashkiakun Safet Gjici u ngrit akuza e “Korrupsionit pasiv”.

“Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës”, citohet në njoftimin e SPAK që e akuzon Gjicin për “korrupsion pasiv…”.

Aktualisht, Gjici gjendet nën masën e sigurimit “arrest në burg” ndërsa e pandehura tjetër në “arrest shtëpie”.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor, pas publikimit të videos ku ai shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me një grua dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *