Gjyqtarja Suela Dashi është kallëzuar në Prokurori, pasi dyshohet se ka favorizuar një prokuror.
Shtetasi me iniciale A.Ll ka bërë kallëzim penal ndaj gjyqtares, pasi kjo e fundit ka vendosur një masë sigurimi personal të qëllimshme duke favorizuar një prokuror, e cila është prishur nga Gjykata e Apelit Gjirokastër.
Edhe nga vetë Gjykata e Apelit në Gjirokastër e ka konsideruar këtë të fundit një veprim të padrejtë, ku dhe është kërkuar përjashtimi i gjyqtares Dashi.