Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim këtë të premte me presidentin e Federatës Botërore të Sportit Universitar, Leonz Eder.
Në këtë takim, Veliaj theksoi nevojën e lartë që kanë universitetet për këtë Federatë, sepse më anë të kësaj të fundit kultivohen karaktere.
Ndaj sipas kryebashkiakut, studentët duhet të përfshihen në disiplina të ndryshme sportive.
“Besoj që kemi mbërritur në atë pikë, ku mund të themi se një nxënës i mirë nuk është vetëm ai me 10-ta. Si dhe jeta nuk është vetëm me fitore, por ka dhe humbe. Ndaj kjo federatë, konsiderohet si një fidanishte që kultivon karakter, jo vetëm, muskuj dhe arritje”, tha Veliaj
Në përfundim ai citoi dhe diçka të shkurtër se “Të mësosh të luash në skuadër, që në moshë të re, të bën qytetar më të mirë”.