“Femër pa moral”, plas debati mes Oltës dhe Luizit: Ti je si miush, ik pi mall atë bëj

Situata brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka qenë e agravuar gjatë gjithë ditës.

Debate dhe sherre të forta ka pasur mes konkurrentëve, duke përfunduar edhe në ofendime dhe kërcënime. Olta i është drejtuar Luizit duke e akuzuar se ka mungesë të përdorimit të lëndëve narkotike.

“E di unë ça jete ka bërë ai. Ai është vartës komplet, është i sëmurë”, tha Olta ndërsa Luizi, i cili e dëgjonte bëri një gjest të pahijshëm me gishtin e mesit. Më pas Luizi e ka quajtur femër pa moral, duke acaruar Oltën e cila e ka kërcënuar se ata së bashku do të kenë shumë punë bashkë brenda dhe jashtë shtëpisë.

Luizi i tha asaj, se fusha jashtë është e tij.

Pjesë nga debati:

Olta: Ah ça i ke bërë vetes me këtë që the. Nuk ta harroj këtë. Derisa mua të më dalë inati, nuk kam për ta harruar. Dy kam unë këtu miq, Kristin dhe Amosin.

Luizi: Çfarë pune kam unë me ju, këta kanë mëshirë për ty. Kristi me ty po bën studim, eksperiment social.

Olta: Asnjë nuk debaton me ty siç debatoj unë, ta thanë edhe opinionistët këtë. E di sa lart jam unë, o miush i vogël, ke pyetur për mua vërdallë. Thirri shokët e tu të-të sjellin një dron.

Luizi: Shokët e mi bashkë me mua, shoqen tënde e bëjmë çdo mëngjes. Ky është mendimi im, thashë një të vërtetë, ashtu të shoh. Ke qejf të ndjehesh e fortë.

Olta: Ti prapë i palagur do dalësh, thua vetëm llume këtu dhe del i palagur, sa të kesh miq. Ti je llumi, je llumi i shoqërisë, ti je fundi i kazanit. Ça llumi që je. Ke pyetur për mua vërdallë, pyet njëherë. Nuk e di fare me kë po ngatërrohesh. Ti merresh me moralin tim? Je duke ofenduar gruan e dikujt dhe vajzën e dikujt. E ke pyetur mirë veten se çfarë nxjerr nga goja? Se edhe pak ditë mbaron kjo. Do japësh llogari për këto që nxjerr nga goja kur të mbarojë. Mos kthehesh si miush i vogël, të dridhesh të më thuash “më fal”

Luizi: Po flas me Olta Gixharin që e kam konkurrente, nuk po flas me asnjë që ke jashtë. Mos u kruaj me mua.

Olta: Do vijë dita që nuk do kursehem më. Po kursehem me ty. Mos bëj si ganster këtu brenda, se nuk je. Je një miush i vogël, e di se çfarë ke bërë. Po ta kesh idenë kush jam unë, nuk më flet mua me atë gjuhë

Luizi: Unë nuk bëj as gangsterin as trimin, unë po luaj këtu. Mendoje mirë atë ditë kur të vish të kruhesh me mua.

Olta: Unë nuk e lej me kaq, do ta shkatërroj. Do vijë dita që do flas edhe unë për gruan e atij (Kiarën), se çfarë di. Kam arsenale plot. Ai ka ofenduar gruan e dikujt, merremi me gratë. Kam unë plot, di plot. Ah sa budalla është, e vogël është Tirana.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *