Fëmija flinte nën rrënoja, pas shpëtimit pyet me habi: Çfarë po ndodh

Mbi 5000 mijë persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbetën të plagosur mëngjesin e një dite më parë në Turqi si pasojë e një tërmeti shkatërrues.

Ndërkohë vijojnë kërkimet nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar. Teksa nga poshtë rrënojave vijnë lajme që rëndojnë bilancin e viktimave, ka dhe shpresë.

E tillë është dhe për këtë vogëlush i cili u shpëtua nga ekipet e kërkimit, ndërsa ishte duke fjetur gjumë.

I mbijetuari i vogël i tërmetit, i cili pa ekipet e shpëtimit dhe dritat me sy të përgjumur, nuk mund ta fshehte habinë e tij, duke pyetur “Çfarë po ndodh?”.

Dhe ekipi iu përgjigj: “Asgjë nuk po ndodh. Ti je hero, biri im, mirëmëngjesi”, shkruajnë mediat turke. (video)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *