Banorët në qytetin e Elbasanit kanë dalë në protestë, pas aksidentit ku mbeti i plagosur një 4-vjeçar.
Protestuesit kanë kërkuar që të merren masa urgjente lidhur me infrastrukturën rrugore dhe trafikun e dendur në këtë lagje për shkak të kryerjes së shërbimeve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor.
Sipas tyre në lagjen ‘5 Maji’ automjetet kalojnë edhe me 120 km/h sikurse ishte rasti i fundit ku përplasi të miturin.
“E kemi sugjeruar dhe kërkuar disa herë një gjë të tillë, por asnjë masë nuk është nga pushteti vendor i cili kujtohet për ta vetëm në kohë fushate. Makinat kalojnë edhe me 120 km/h sikurse ishte rasti i fundit ku përplasi të miturin. Fëmija është shumë keq, ka lëndime në kafkë dhe ndodhet në gjendje kritike te Spitali i Traumës. Kemi bërë ankesë e gjithë lagjja. Këtu po na vriten fëmijët”, tha një prej protestuesve.