“Fëmijët qajnë apo digjet shtëpia, punonjësit nuk duhet ta zgjojnë Kimin”, si është të jesh pjesë e stafit Kardashian!

Të punosh për njerëzit e “nivelit të lartë” mund të ketë avantazhet e veta, por rrallë do të thotë se do të ketë sukses pa sjellje dhe abuzime arrogante, sidomos kur bëhet fjalë për klanin Kardashian/Jenner.

Motrat Kardashian mund të mburren gjithmonë me dukjen e përsosur dhe kohën e mjaftueshme për të ndjekur me magjepsje të gjitha evenimentet e rëndësishme.

Por, në mënyrë që gjithçka të funksionojë, një ekip i tërë njerëzish është pas tyre – ata që gatuajnë, lajnë, pastrojnë, kujdesen për fëmijët e tyre dhe thjesht – bëjnë që gjithçka të duket mirë. E sa “e lehtë” është jeta e tyre, gjykoni vetë.

Edhe mëngët duhet të jenë perfekte

Foto

Yjet televizive kërkojnë nga stafi i tyre të kalojnë nëpër trajnime speciale dhe një prej tyre i referohet palosjes së rrobave. Jo kushdo mund t’i rregullojë veshjet e tyre dhe jo dosido.

Përveç faktit që gjithçka duhet të jetë e rregulluar në mënyrë perfekte, megjithëse brenda ditës ndryshojnë deri në dhjetë kombinime, stafi vëmendje të veçantë duhet t’i kushtojë palosjes së mëngëve. Nëse ato nuk janë të rregulluara në mënyrën si u pëlqen pronareve – shkarkimi nuk vonon.

Zgjimi nuk vjen në shprehje, fjetja është burim i bukurisë

Foto

Gjatë gjumit, rregulli bazë është se nuk ka zgjim. Çfarëdo që të ndodhë – fëmijët që qajnë apo digjet shtëpia, punonjësit as që duhet të përpiqen ta zgjojnë Kimin. Siç thotë ajo, zgjimi prish një ëndërr që është “jashtëzakonisht e rëndësishme për bukurinë”, kurse ajo dëshiron të jetë gjithmonë e pushuar dhe e freskët.

“Kris (Jenner) më thërriste të shkoja në dy të natës. Nuk isha në orar, fjalë për fjalë isha e detyruar të shkoja sa herë që më thërriste”, kujton njëra nga punonjëset.

Asistentët kujdesen që ylli të mos vonohet në takimet e planifikuara dhe nëse kjo ndodh, ata nuk janë më pjesë e ekipit.

Testimi i grimit te punëtoret si një dukuri normale

Foto

Përveç dëshirave të saja standarde, Kylie Jenner dëshiron një ‘smoothie’ çdo mëngjes. As shumë të ftohtë dhe as shumë nxehtë, përndryshe refuzon ta pijë atë, ndërsa punonjësi merr një minus të madh në punë.

Gjithashtu, Kylie e teston grimin që do ta aplikojë te stafi i saj. Provon buzëkuqin, shkëlqyesin, hijëzuesit, të gjitha me pretekstin se shërbëtorja e saj ka “duar shumë të mira”.

Punëtorët duhet të jenë në hije

Foto

Që nga viti 2016, kur Kim u grabit, punonjësve u është ndaluar të veshin ndonjë bizhuteri. Gjithashtu, duhet të jenë gjithmonë nën hijen e motrave. Duke qenë se yjet janë vazhdimisht nën lupën e kamerave, stafi nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë në qendër të vëmendjes.

Ish-punëtorët e laboratorit Spatz që punonin në produktet e “Kylie Cosmetics” kanë kujtuar sjelljen e çuditshme.

“Gjithçka duhej të ishte e përsosur. Ne punonim në heshtje ndërsa Kylie dhe Kris ecnin përreth. Na duhej të hidhnim 1.000 deri në 1.200 produkte në ditë. Nëse nuk funksiononte, ato do të na i hidhnin produktet në fytyrë si mbeturina. Dhe nëse nuk ishim mjaftueshëm të shpejtë, do të shkarkoheshim”, kanë rrëfyer ata.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që punonjësit e familjes së famshme marrin akuza të rënda. Edhe në të kaluarën janë përmendur sjelljet arrogante të pronareve, ndërsa punëtorët kanë pohuar se nuk janë paguar edhe kur kanë punuar më shumë se sa duhej.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *