Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të mos ftohet. Megjithatë, në këtë dëshirë shpesh bëhen gabime, ndaj me qëllimet më të mira krijojnë një kundërefekt për shëndetin e të vegjëlve. Ka tre gjëra që bëjnë shumica e prindërve që në fakt dobësojnë sistemin imunitar të fëmijës. Ja për çfarë bëhet fjalë:
I veshin shumë trashë
Edhe pse të gjithë sigurohen që t’i veshin shumë trashë fëmijët në mënyrë që të mos ftohet, mjekët pediatër shpjegojnë se kjo bën më shumë dëm sesa dobi. Duke pasur parasysh se janë shumë aktivë, nëse janë të veshur shumë trashë do të djersiten dhe në atë situatë fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj ftohjes.
Dezinfektim i tepruar
Çdo prind kujdeset për higjienën e fëmijës së tij dhe kjo është normale, por dezinfektimi i tepruar mund ta dëmtojë fëmijën. Kjo mënyrë e ruajtjes së higjienës e bën të pamundur forcimin e imunitetit të fëmijës, kështu që fëmija bëhet edhe më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve të mundshme.
Ju shmangni ecjen jashtë në mot të ftohtë
Shumë prindër besojnë se nëse fëmija kalon sa më pak kohë jashtë në ditët e dimrit, ai do të shmangë ftohjet. E vërteta është se ju jeni duke bërë pikërisht të kundërtën. Sado ftohtë të jetë jashtë, ka efekte të shumta pozitive në imunitetin e fëmijëve. Ajri i pastër do të ketë një efekt të dobishëm në traktin respirator të fëmijës dhe do të forcojë rezistencën e trupit dhe për këtë arsye fëmija do të jetë më rezistent dhe nëse ndodh një ftohje, do ta përballojë më lehtë.