Një studim tregon se gratë e reja duhet të hanë mëngjes çdo ditë, të ushtrohen shpesh, të mos konsumojnë shumë kafeinë dhe t’i thonë jo ushqimit të shpejtë nëse duan të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor.
Vëzhgimi tregoi se burrat kanë më pak të ngjarë të preken mendërisht nga dieta e tyre sesa gratë.
“Për sa kohë që burrat ndjekin një dietë paksa të mirë, ata do të kenë shëndet të mirë mendor. Dieta prek më shumë gratë. Nëse gratë konsumojnë ushqim të shpejtë, atëherë stresi do të rritet”, tha autorja e studimit, Lina Begdache.
Prandaj, gratë kanë një nevojë të madhe për të ndjekur një dietë të shëndetshme dhe ushtrime fizike, në mënyrë që të arrijnë atë që ne e quajmë mirëqenie, por mbi të gjitha për të mos anashkalojnë asnjëherë mëngjesin.
/Priza.al/