Fenomeni i rrallë/ Retë e ylberta ngjyrosin qiellin skocez

Një trajtë e rrallë e reve, e njohur si “mëma e perlës” është pikasur në Skoci. Ngjyrat e ndritshme spërkatën qiellin mbrëmjen e së dielës deri në mëngjesin e së hënës.

Retë nakroze marrin formën e disqeve të mëdhenj e të hollë që reflektojnë ngjyra të gjalla. “Ngjyrat përngjajnë me ngjyrat që reflektohen nga një shtresë e holli vaji mbi ujë, një lloj efekti i ylbertë”, shkruhet  në faqen e Shërbimit Metereologjik britanik.

Retë formohen në shtresën e poshtme të atmosferës së Tokës, mbi rajonet polare ku dielli ndodhet poshtë horizontit. Copëzat e akullit që formojnë retë nakroze janë shumë më të vogla se sa ato që ndodhen në retë e zakonshme.

Dielli reflekton përmes copëzave të akullit dhe shpërfaq shiritat e tyre si perla që më pas përthyhen në dritë me ngjyra të ndryshme.

“Për shkak të lartësisë dhe lakimit të sipërfaqes së Tokës, retë ndriçohen nga drita e diellit që vjen nga poshtë horizontit dhe e reflektojnë drejt Tokës, ku duket më shumë gjatë muzgut dhe agimit”, vijon sqarimi i Shërbimit Metereologjik.

Këto re krijohen në kushtet e motit të ftohtë e të thatë dhe janë fenomen i rrallë në Mbretërinë e Bashkuar.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *