Britania do të paguajë 480 milionë paund gjatë tre viteve të ardhshme në një marrëveshje të arritur midis Rishi Sunak dhe Emmanuel Macron.
Kjo marrëveshje përkon me menaxhimin e emigrantëve që hyjnë ilegalisht me gomone në Kanalin e La Manshit, duke përfshirë ndihmën për financimin e një qendre paraburgimi në Francë.
Paketa e re e rënë dakord mes kryeministrit Sunak dhe presidentit Macron për t’u marrë me krizën e emigrantëve do të shohë gjithashtu qindra personel të tjerë francezë që patrullojnë plazhet.
Masat e tjera përfshijnë:
-Drone, avionë dhe teknologji shtesë mbikqyrjeje
-Një qendër e re koordinimi 24/7 me oficerë të përhershëm ndërlidhës në Mbretërinë e Bashkuar
-Rritja e bashkëpunimit midis Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe homologes së saj franceze
Marrëveshja u njoftua pasi Sunak zhvilloi bisedime në Paris me Macron që synonin të forconin përpjekjet për të luftuar problemin.
Më shumë se 3,000 njerëz kanë bërë tashmë udhëtimin e rrezikshëm detar këtë vit, me pothuajse 46,000 të mbërritur në rrugë jozyrtare në 2022. Financimi i fundit vjen në krye të një pakete prej 63 milion £ për të shtuar oficerët e patrullës me 40% katër muaj më parë dhe pason një marrëveshje prej 55 milion £ në 2021.