Dy shqiptarë janë arrestuar pasi u kapën me fabrikë të madhe kanabisi me vlerë 9.5 mln paundë në Glasgow, të Skocisë. Orges Rizaj, 28 vjeç dhe Agustin Grembi, 26 vjeç, u kapën kur policia mësyu në ndërtesën industriale të tjetërsuar, në zonën Possilpark të qytetit, më 2 nëntor të vitit të kaluar.
Ata u deklaruan fajtorë më 18 qershor 2021 dhe pritet të përballen me dënimin. Një total prej 2,924 bimësh të pjekura kanabisi u sekuestruan së bashku me disa qindra “fidanë” të tjerë.
Rizaj tha se ai kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë dhe pagoi 18,000 euro për ata që i rregulluan transportin. Kjo shumë ishte ende e papaguar dhe ai po punonte për ta paguar atë. Një kontroll në Agjencinë Kufitare Britanike zbuloi se të dy kishin hyrë në vend në mënyrë të paligjshme.