Fermerët e zonës së Maliqit që merren me prodhimin e misrit dhe të grurit po përballen me mungesën e tregut. Ata thonë se shkak po bëhet importi kurse çmimi me të cilin prezantohen tregtarët nuk e justifikojnë as koston e prodhimit.
Fermerët i bëjnë thirrje qeverisë të kthejnë kokat nga ata pasi po iu shkatërrohen prodhimet me të cilat nxjerrin bukën e gojës.
Një nga faktorët që ka ndikuar në uljen e kërkesës në treg të misrit është rritja e çmimit të produktit nga fermerët, por pranoi edhe faktin që si nga ana e drejtorisë së bujqësisë, por edhe nga fermerët nuk janë ndjekur skema për të gjetur treg.
Maliqi është një ndër kryesoret në Shqipëri sa i përket fushave bujqësore, ku pjesën kryesore e zënë fushat e mbjella me grurë dhe misër.