Fermerët hedhin mallin, Rama i “fajëson”: Mësoni nga të tjerët

Kryeministri Edi Rama në një takim me ekspertë shqiptarë dhe të huaj në lidhje më Bujqësinë, i ka dhënë një përgjigje edhe të gjithë atyre fermerëve që derdhin mallin e tyre nëpër kanale dhe ankohen nëpër media.

Rama tha se ata duhet të mësojnë nga të tjerët që kanë mësuar të fitojnë akoma më shumë me rritjen e çmimeve.

Rama deklaroi se të parët duhet të mësojnë nga të dytët duke komunikuar me njëri tjetrin duke thënë se urat e komunikimit duhen vendosur edhe nga Ministria e Bujqësisë. “Ajo që bën diferencën me vullnetit për punë dhe djersës së derdhur është dija që lidhet me informacionin. Këtu patjeteër i takon qeverisë të bëjë edhe më shumë. Për të komunikuar për të shpjeguar, për të njoftuar por i takon edhe vetë fermerëve të bëjnë edhe më shumë. Kjo është një e vërtetë e thjeshtë. Nuk ka nevojë të na dëgjojë askush ne.

Mjafton të marrë mundimin dhe të shikojë si bëjnë të tjerët. Dalin në televizor pamjet e disa fermerëve që hedhin qershitë se nuk i sheshin dot dhe bërtasin për qeverinë se nuk i ndihmon. Kjo do ishte shqetësuese nëse kjo do të ndodhte me qershinë e Shqipërisë por ka të tjerë që bëjnë sukses. Dhe bëjnë më shumë sukses pikërisht si rezultat i rritjes së çmimeve. Cili është dallimi mes të parëve dhe të dytëve.

Është i njëjti territor. Janë të njëjtat struktura, dobësi dhe mangësi. Ja ku janë dy realitete të ndryshme. Këtu e para ata fermerë duhet të marrin mundimin dhe të shkojnë te ata të tjerët dhe të thonë si e bëni ju këtë. Dhe e dyta i takon ministrisë që të ndërtojnë ura komunikimi për të transferuar dijen e krijuar nga njerëzit në territor. Krizën nuk e kemi krijuar ne dhe as nuk e ndalojmë dot ne. Flitet për një dimër të vështirë përpara për mungesa të mëdha. Me rritjen e çmimeve të naftës dhe energjisë”, tha Rama.

Për të dhënë këshilla për fermerët Rama mori shembullin e Izraelit i cili sipas tij riciklon ujërat e zeza për vaditje edhe pse nuk ka ujë nga natyra.

“Izraeli nuk ka ujë nga zoti, nga natyra. Por është vendi me sistemin më ekselent të furnizimit me ujë dhe ujitjes në bujqësi. Pse sepse në mungesë të ujit dhe bollëkut të ujit si e kemi ne, ai ka investuar te mendja, te dija, te informacioni dhe ka arritur të transformojë një mungesë të madhe në një burim zhvillimi të jashtëzakonshëm duke e kthyer ujin e detit në ujë të ëmbël për të pirë dhe për të ujitur dhe duke ricikluar të gjitha ujërat e zeza për ujitje. Asnjë gram nuk shkon dëm. Ky është një shembull në territorin e bujqësisë sonë sot ka jo pak shembuj zhvillimi dhe suksesi përmes vënies së një vëmendje të veçantë te dija”, tha Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *