Kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan ku po bashkëbisedon me fermerët.
Në këtë takim, fermerët kanë kërkuar nga kryeministri që qeveria të ngrerë pika frigoriferike, por Rama tha se realizimi i kësaj kërkese ka nevojë për një projekt.
Sakaq shtoi se vetë fermerët duhet të behën aksionerë në këtë projekt dhe të ardhurat t’i ndajnë me njëri-tjetrin, duke bashkëpunuar.
“Së pari për pikën frigoriferike ja ku është, e keni njësh dhe më të mirë se lali Eri thua ti, po unë s’jam i kënaq as me njishin tuaj as me njishin tim atje. Më ka rënë goja. Nuk mjafton më që bashkia ti japë rrugë kanalizime por duhet të futet edhe matanë rrugës, toka që punohet dhe të thotë pikë frigoriferike. Sa veta jeni që doni të përfitoni, sa tjerë mund të vijnë këtu. Me ju të 30 ulemi tani bëjmë një sipërmarrje bashkia dhe ju të 30. Sa lek do fusni ju, 1 lekë, sa për të thonë e futa unë, 100 mijë lekë të vjetra. Sa do fusë bashkia, 20 lekë. Sa duhen? Edhe 70 lekë të tjera. Do ulemi të bëjmë projektin dhe do i shkojmë ministres së bujqësisë dhe do thotë aplikoni për mbështetje nga skemat kombëtare që i ka AZHBR përmes saj, nga fondet e BE dhe me mbështetjen e qeverisë nga garancia sovrane për të marrë një kredi që e ka garantuar qeveria. Kështu që bashkia vendos një administrator, ku jeni pronarë aksionerë maxhorance, vazhdon punën dhe bën pikën frigoriferike. Se bën qeveria, qeveria financon ose do ta bëjë një sipërmarrës. Po erdhi biznesi është me shumë kosto, kështu jeni ju që bëni këtë biznes. Prandaj s’jam i kënaqur me këto njishat, rrugë keni bërë, puna është të bëjmë më shumë e më shumë. Kam hall se këta njishat i rre mendja, se kur u thoni mrekulli, duhet të shkojmë shumë më shpejt më para, mjafton që të krijojmë modelet. Unë ju jap fjalën, bëni projektin dhe do ta mbështesim direkt. Që më mëngjes duhet të vijë tek ju dhe brenda dy tre javësh të vijë në Tiranë dhe të thotë ja ku është dhe nëse ndodh kështu, në fund të vitit tjetër jemi këtu për të inauguruar pikën frigoriferike”, tha ai.