Prodhimi i vitit të kaluar të mollëve ka shkuar dëm. Në Dibër mbetjet hidhen anash rrugës nacionale Maqellarë-Peshkopi.
Sakaq, prodhimi ka qenë shumë i mbarë për të gjithë prodhuesit e mollës, por në mungesë të tregut ka lënë stog mallin deri në kalbjen e tyre.
Po situata është kthyer në problematikë për çobanët të cilët kullotin bagëtitë e imëta, sepse rrezikon helmimin e bagëtive .
Ndërkohë, me dhjetëra kuintal mollë vazhdojnë të hidhen çdo ditë nga banorët e Maqellarës, Grezhdanit dhe Melanit, kjo sepse nuk ka treg shitje me shumicë.