Fero hyn në telashe sërish, policia e Kosovës e shpall në kërkim, ja përse…

Reperi kosovar, Feronit Shabani ose siç njihet ndryshe si FERO, bashkë me truprojën e tij dyshohet që kanë sulmuar sot në studion e tij producentin Jetmir Agaj.

Burime nga policia kanë deklaruar se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi.

Mësohet se pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj”. Jetmir Agaj për momentin është duke u intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa Fero dhe Bujar Ibishi janë shpallur në kërkim nga policia shkruajnë mediat kosovare.

Kjo nuk është hera e parë që Fero përfshihet në probleme të tilla me autoritetet. Më 22 mars të vitit 2018, ai dhe dy miq të tij u përfshinë në një sherr me një person të quajtur Lorent Bajrami. Pas një mosmarrëveshje të momentit, Mehmet Elshani ushtroi dhunë ndaj Bajramit, ndërsa Fero dhe Avdullah Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metali. Fero u dënua me 1 mijë euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *