Ferracaku-Gocaj kush qëlloi i pari..? Zbardhet dinamika e masakrës në Velipojë

Policia e Shtetit ka rindërtuar dinamikën e masakrës së Velipojës që tronditi të gjithë vendin 2 ditë më parë. Familja Gocaj dhe Ferracaku u përplasën me armë zjarri, për shkak të parcelizimit te shezlongëve, ku mbetën të vrarë 4 persona.

Efektivët janë bazuar tek pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet e Hotel Gocaj ku ndodhi ngjarja e rëndë si dhe tek dëshmitë e personave të ndryshëm.  Burime nga policia thane se debati kishte nisur të shtunën pasdite, pasi familja Ferracaku kishte leje për shfrytëzimin e zonës së plazhit ku punonte familja Gocaj. Familja Gocaj ka kërkuar të ruajë hapësirën që kishte përpara hotelit, por Ferracaku ka thënë “kemi aplikuar ne”.

Më pas, në mbrëmje, 6 anëtarë të familjes Ferracaku, mes të cilëve Kujtimi, vëllai i tij Hasani, tre djemtë e këtij të fundit dhe nipi i tyre Mirlind Dyli, shkuan në hotelin në pronësi të familjes Gocaj për t’u sqaruar. Nga  pamjet e kamerave të sigurisë, duket që anëtarët e familjes Ferracaku janë ulur në ambientet e jashtme të hotelit dhe aty i është bashkuar edhe Edmond Gocaj. Biseda është acaruar dhe në tavolinë ka nisur një debat i ashpër.

Në këtë moment, pjesëtarët e familjes Ferracaku e kanë porositur kamarierin Musaeni Zenelin për një kafe. Në momentin që ai po largohej, burimet nga policia bëjnë të ditur se Hasan Ferracaku ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me një plumb në kokë Edmond Gocajn duke e lënë të vdekur nw vend. Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se vëllai tjetër, Xhovani Gocaj, ka qenë në makinë dhe kur ka parë skenën ka marrë kallashnikovin dhe ka vrarë Kujtim Ferracakun me tre plumba në kraharor dhe ka plagosur Hasan Ferracakun dhe nipin e tij, 17-vjeçarin, Elmelind Dyli. Pavarësisht se kishte plagë në dorë, Hasan Ferracaku ka nisur që të qëllojë sërish, duke vrarë këtë herë edhe Xhovan Gocajn me disa plumba në trup e kamarierin fatkeq Musaen Zeneli.

Kjo dinamikë konfirmohet edhe nga këqyrja e trupave të viktimave. Edmond Gocaj ka një plumb në koke. Kujtim Ferracaku ka 3 plumba kallashnikovi ne kraharor, ndërsa Xhovani dhe Musaeni janë qëlluar nga plumba pistolete, të cilat dyshohet se janë qëlluar nga djemtë e tjerë të fisit Ferracaku, që janë në arrati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 22 gëzhoja armësh, 8 gëzhoja arme zjarri pistolete, 5 gëzhoja armë zjarri automatiku, 5 gëzhoja arme zjarri pistolete dhe 1 fishek armë zjarri pistoletë me kapsollë të pagoditur si dhe 3 prella arme zjarri të dëmtuara pjesërisht. Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar dy armë zjarri të llojit pistoletë, njëra ‘TT’ dhe tjetra ‘mini glock’. Por, automatiku nuk është gjetur ende.

I mbijetuari i Masakrës së Velipojës, Hasan Ferracaku është vënë në pranga edhe pse ndodhet bë spital, bashkë me nipin e tij, 17-vjeçarin, Elmelind Dyli. Ferracaku pritet të merret sërish në pyetje, ndërsa në dëshminë e parë ka deklaruar se kanë qenë Gocajt ata që kanë qëlluar të parët

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *