Ferrari’ me 231 km/h ‘fluturon’ në Bypass-in e Fierit/ Me patentë të falsifikuar dhe pa siguracion, arrestohet polaku!

Një shtetas polak, 50-vjeçar është ndaluar nga policia shqiptare ne Bypass-in e Fierit, pasi po udhëtonte me një makinë luksoze ‘Ferrari’ me shpejtësi skëterrë 231 km/h. Mbase në Poloni do të hezitonte të ecte mbi trefishin e shpejtësisë së lejuar, por në Shqipëri polaku ka pasur guximin të bëj diçka të tillë, ndoshta i nxitur nga kontrollet jo të rrepta të vendit tonë.

Policia bën me dije se nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin, ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti policëve, ishte e falsifikuar. Identiteti i 50-vjeçarit ende nuk bëhet me dije.

Polaku u arrestua për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Po ashtu ai u gjobit me 80.000 lekë, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.

Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Policia apelon edhe njëherë për të gjithë shoferët,  vendas dhe të huaj, që të respektojnë sinjalistikën rrugore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *