Justin Biber nuk e ka harruar zakonin e tij për tu bërë pjesë e polemikave, me Ferrarin që është mjaftuar në sjelljen e këtij të fundit ka vendosur që ta ndalojë atë të përdorë makinat e tyre.
Sipas MARCA Biber kishte një Ferrari 451 si pjesë të koleksionit të tij në vitin 2015 dhe marka u kërkon blerësve të respektojnë disa parime. Për shembull, për t’u kujdesur për makinën dhe për të mbajtur sjelljen e duhur pas timonit.
Ferrari gjithashtu nuk pëlqen që pronarët të modifikojnë pamjen e makinave të tyre dhe Bieber jo vetëm që ndryshoi ngjyrën e makinës së tij, por më pas e nxori në ankand. Pas këtij incidenti të fundit, Ferrari ka vendosur t’i vërë veton për çdo blerje të ardhshme.