Ferri brenda burgjeve ruse/ Ish-i burgosuri lëshon ‘bombën’: Putini ka dijeni kur të dënuarit përdhunohen, rrihen dhe më pas lidhen…

Skandali në Rusi për rastet e përdhunimeve dhe torturave të ndodhura në shumë burgje të vendit vazhdon akoma të jetë në qendër të vëmendjes. Media italiane,“Repubblica”, e përshkruan një ferr të përbërë nga rregulla mafioze, abuzimi me rojet e burgut dhe heshtjet e pashprehura prej vitesh.

Skandalet që u shfaqën nëntorin e kaluar e çuan Vladimir Putinin në vendimin drastik për të hequr drejtorin e administratës së burgut Aleksandr Kalashnikov , gjeneralin e FSB-së: vendin e tij e zuri Arkady Gostev , zëvendësministër i Brendshëm.

Një ish i burgosur i burgut të Saratovit i fshehur tashmë në Francë ka zbuluar për median italiane ferrin e burgjeve ruse.

Sergei Savelyev u arrestua në Rusi në vitin 2013 por me kalimin e kohës dhe me sjellje të mirë, filloi të punojë në zyrën komanduese të spitalit, pasi konsiderohet si një “i burgosur operativ i besueshëm”.

TORTURA, PËRDHUNIM DHE HESHTJE: FERRI NË BURGJET RUSE

“Të gjithë e dinin se këto gjëra po ndodhnin, por derisa i pashë me sytë e mi, ato nuk dukeshin reale. Fillova të shikoja pamjet dhe u mërzita. Në fillim nuk dija çfarë të bëja. Më pas vendosa t’i kopjoj. Tmerri i imazheve është i jashtëzakonshëm: viktimat mbahen të palëvizshme, përdhunohen, rrahen, lidhen me metoda mesjetare. Një tmerr i tillë sa të bëjë që edhe mafia ruse që ekziston pas hekurave të mbajë qëndrim, të ashtuquajturit “Hajdutët me ligj” (qe u formuan si një shoqëri për sundimin e botës së krimit brenda kampeve të burgut, të cilët qeverisin boshllëqet e errëta në jetën sovjetike) duke sulmuar regjimin e burgjeve të shtetit të qeverisur nga Putin.

Se sa Kremlini ishte në dijeni të asaj që po ndodhte në disa burgje duhet të tregohet qartë, duke pasur parasysh edhe reagimin e qeverisë pasi javët e fundit hodhi në qarkullim projektligjin për përkeqësimin e dënimeve për torturë nënshkruar nga Senatorja Liudmila Narusova. Problemi është se torturat nuk kufizohen vetëm në burgje, por janë “mjete” që ndonjëherë përdoren edhe nga policia ruse dhe Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB)”, shprehet Sergei Savelyev.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *