Krerët e shtetit dhe të politikës në Shqipëri kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke uruar më të mirat për vendin por edhe për më shumë dashuri dhe vepra të mira nga gjithsecili.
Mesditën e sotme Enkelejd Alibeaj si dhe kandidati i PD-së për Tiranën për zgjedhjet vendore Roland Bejko, i janë bashkuar urimeve për besimtarët për festën e Fitër Bajramit.
‘Uroj që sakrifica e tyre dhe agjërimi të jetë pranuar. Uroj që kjo ditë të sjellë paqe mbarësi dhe shëndet.’- tha Alibeaj.
‘Ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë kudo që janë ta gëzojnë këtë festë dhe ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij gëzimi të madh. Uroj që pas kësaj ditë më të mira të ketë për shqiptarët kudo që janë.’- u shpreh Bejko.