Fitër Bajrami nuk ka mundur të bashkoj të djathtën në Elbasan, por në pritjen zyrtare të organizuar nga Myftinia Elbasan u vunë re shtrëngime duarsh dhe urime mes të majtës dhe PD-së zyrtare.
Nje moment shënjues ishte urimi i Gjiknurit ndaj deputetit Qani Xhafa i cili se fundmi i eshte bashkuar parlamentit pas terheqes se Luciano Boçit.
Vec urimit edhe një herë tjeter drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri e vuri theksin te rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve të qeta dhe të pranuara nga qytetarët elbasanas shumë larg atyre të para dy viteve ku nuk munguan edhe jetët e humbura.
Më i relaksuar u shfaq në daljen e tij për median kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luciano Boci, i cili shoqërohej nga Flamur Noka, Edmond Haxhinasto dhe të tjerë eksponentë të politikës.
Boçi pohoi se nga takimet në terren me qytetarët ka marrë veçse energji pozitive dhe një siguri për 14 Maj.
Urimet dhe shtrëngimet e duarve në një ditë feste si kjo e sotmja janë më se të zakonshme në një qytet ku mbizotëron bashkëjetesa fetare.