Festa e Fiter Bajramit në botë, myslimanët festojnë mes luftërash e dhimbje

Shumë myslymanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, por këtë vit festa vjen mes luftimeve dhe shkatërrimeve të shumta.

 

Në Turqi dhe Siri, shumë janë ende në zi për njerëzit e dashur të humbur në tërmetin shkatërrues që goditi të dy vendet më 6 shkurt. Erdogan kreu lutjet e mëngjesit të Bajramit në Hagia Sophia, kishën bizantine të shekullit të 6-të në Stamboll, e cila u rikthye në një xhami tre vjet më parë.

Në Sudan, në ditën e parë të festës myslimane  të shtëna me armë zjarri shpërthyen nëpër disa lagje të kryeqytetit, pavarësisht armëpushimit tre-ditor.

Myslimanët në Egjipt kanë lëshuar qindra tullumbace pas përfundimit të namazit të Fitër Bajramit, teksa shënojnë fillimin e festës së tyre treditore. Fotot nga jashtë xhamisë El-Seddik në Kajro tregojnë balonat në ajër, me disa familje që përpiqen t’i kapin përsëri.

Një nga udhëheqësit më të vjetër myslimanë të Rusisë, myftiu Ravil Gainutdin, mban predikimin e Bajramit në Xhaminë e Katedrales së Moskës ndërsa rreth 10% e popullsisë së Rusisë janë myslimanë.

Në Pakistan rrugët dhe autostradat e vendit u bllokuan pasi miliona njerëz u mbërthyen në trena, tragete, autobusë dhe motoçikleta, për të festuar me familjen në fshatra.

Një traditë tjetër e lidhur me Bajramin është shpërndarja e ëmbëlsirave. Në këtë foto, zyrtarët sauditë shpërndajnë dhurata për punëtorët dhe besimtarët në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës.

Në Kuvajt shumë myslimanët janë mbledhur për faljen e Bajramit në një stadium futbolli, i cili priti ndeshje gjatë Kupës së Botës FIFA vitin e kaluar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *