Festa e Greqisë në Bularat/ Të pranishëm në ceremoni, zyrtarë të lartë helen dhe familjarët e ekstremistit të vrarë Kacifas

Në Bularat të Dropullit është zhvilluar ceremonia e përvitshme përkujtimore në nder të festës kombëtare të Greqisë, e njohur si “Jo-ja greke” (to megalo oxi, lexohet me q). Festimet që përfshijnë të gjithë Greqinë, zhvendosen çdo vit edhe në Shqipëri, ku humbën jetën një numër i madh ushtarësh grekë gjatë luftimeve me forcat fashiste italiane.

Në ceremoninë që nisi në Këlcyrë dhe me pas u zhvendos në varrezat e Bularatit, morën pjesë të afërm të të rënëve, përfaqësues të lartë të të dyja shteteve. Shteti grek përfaqësohej në këtë ceremoni nga Zv.ministri i Jashtëm grek, Andreas Katsanjotis, ambasadorja Sofia Filipidhu dhe Konsulli grek në Gjirokastër, ndërsa shteti shqiptar përfaqësohej nga prefekti i Gjirokastrës Odise Kote, kryetarja e qarkut, Lindita Rova dhe kryet i bashkisë së Dropullit, Dhimiter Toli.

Jeni turq, vrasës'/ Tensionohet situata në Bularat, i afërmi i Kacifas: Nuk  i duam mediat shqiptare këtu - KRYESORE

Në ceremoni nuk munguan as familjarët e Konstandino Kacifas, i vrarë tre vite më parë në një përplasje me forcat “RENEA”, pikërisht gjatë zhvillimit të festimeve të kësaj feste.

Gjatë fundjavës, familjarët kryen ceremoninë përkujtimore të 35-vjeçarit në një organizim të ngushtë dhe pa një pjesëmarrje të gjerë. Ngjarja e tre viteve më parë, mori përmasa të gjera politike, ndërsa edhe sot pas tre vitesh, shumë prej banorëve të Dropullit e konsiderojnë Konstandino Kacifan një hero.

Kacifas/ Dhjetëra grekë pritet të mbërrijnë sërish në Bularat - Opinion.al

Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm edhe ish-peshëngritësi i njohur me origjinë shqiptare, Pirro Dhima, që u shfaq ditën e sotme, në krah të prindërve të Konstantinos Kacifas.

Në një video të “BalkanWeb”, Dhima shihet i dyti që vendos kurorë me lule te varrezat e ushtarakëve grekë, në Bularat, në ceremoninë e zhvilluar sot, në kuadër të festës kombëtare greke.

Bularat

Policia e Gjirokastrës kishte përforcuar përgjatë ditës së sotme, masat në kufi dhe përgjatë aksit Jorgucat-Kakavijë, për të parandaluar çdo incident të mundshëm. Të dhënat nga policia kufitare tregojnë se, nuk ka pasur regjistrime për shtim të fluksit të të ardhurve nga Greqia, me qëllim pjesëmarrjen në ceremoninë e sotme.

Kacifas

Ceremonia e përvitshme organizohet çdo 28 tetor për të përkujtuar ditën kur kryeministri i kohës, Joanis Metaksas, i tha “Jo” ultimatumit të Italisë, për të hyrë pa rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *