Festa e Krishtlindjes / Ja zakonet dhe traditat lidhur me të

Krishtlindjet ose Dita e Krishtlindjeve kujton ditën e lindjes së Jezu Krishtit dhe festohet nga miliona njerëz në të gjithë botën. Ajo është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit.

Zbukurimet Tradita e vendosjes së zbukurimeve me rastin e Krishtlindjeve ka nisur në shekullin e XV, në Londër kur në çdo shtëpi vendosej bima e dafinës me qëllim që i gjithë viti të ishte i gjelbër. Ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë e kuqja dhe jeshilja. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Jezusit, që u derdh në kryqëzimin e tij, ndërsa jeshilja simbolizon jetën e përjetshme. E bardha, argjendi dhe ari janë gjithashtu shumë popullore.
Pema e Krishtlindjeve është konsideruar si një kristianizim i traditës pagane dhe një ritual që shoqëron solsticin dimëror, që përfshin përdorimin e gjetheve të gjelbra dhe përshtatjen e pemës pagane. Pema moderne e Krishtlindjeve mendohet se ka nisur të përdoret në Gjermani në shekullin 18-të. Ambjenti jashtë shtëpisë dekorohet me drita. Zbukurime të tjera tradicionale përfshijnë zilet, qirinjtë, kurorat dhe engjëjt.
Ushqimi Vakti special i Krishtlindjeve është një pjesë e rëndësishme e festimeve dhe ushqimi që shërbehet varion nga shteti ne shtet. Disa krahina, siç është për shembull Siçilia, kanë një vakt të veçantë me 12 lloje peshqish. Në Angli dhe në vendet e ndikuara nga tradita anglosaksone, një vakt standard i Krishtlindjeve përfshin gjelin e detit ose mishin e patës, patate, perime, bukë dhe musht.
Shkëmbimi i dhuratave është një nga aspektet më tërheqëse të Krishtlindjeve moderne dhe shumë njerëz mendojnë se i ka fillimet me dhuratat e shkëmbyera gjatë një festivali që zhvillohej gjatë muajit dhjetor në perandorinë Romake.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *