Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar festën e Pavarësisë së SHBA-ve.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan “Gëzuar 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, si dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike”.
Me rastin e festimit të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Tirana ka mikpritur aktivitete të shumta festive.