Fitorja e kandidatit socialist Kristian Shkreli në Vaun e Dejës ka mbledhur Partinë Socialiste dhe Partinë Socialdemokrate në Vaun e Dejës.
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edon Bilali shihet përkrah kreut të PSD-së Tom Doshit. Gjatë fjalës së tij, Doshi u shpreh se Vaun e Dejës e presin projekte të mëdha, ndërkohë që gjatë festës nuk munguan as të qeshurat dhe bisedimet mes Doshit dhe Bilalit.
Sakaq, kryeministri Rama ka deklaruar se nuk bashkëpunon me Doshin, për shkak se është i sanksionuar nga SHBA-ja. Megjithatë u duk se mbështetja e tij për kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 14 majit ka qenë thelbësore në fitoren e tyre