Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët, me rastin e Festës së Sulltan Nevruzit. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” kreu i qeverisë ka uruar që ‘pranvera të çelë në zemrat e të gjithëve’.
“MIRËMËNGJES
dhe në festën e Sulltan Nevruzit, uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar” – shkroi kryeministri.
Dita e Sulltan Nevruzit lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallërohet dhe lind shpresa për gjithë njerëzimin.