‘Festa, për të drejtët dhe mëkatarët’!/ Mesazhi i fortë i Imzot Massafrës për Krishtlindje: Pa fenë, ndodhin shkatërrime  

Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot lindjen e Krishtit Mbret. Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, ka dhënë mesazhin e tij, duke i thënë njerëzve që festa është për të gjithë.

Sipas Massafrës, duhet të heqim dorë nga veset që krijojnë probleme dhe të jetojmë një botë të plotë shpirtërisht, e të mbushur me vepra të mira.

Massafra: “Në këtë natë është festa për të gjithë, për të mirë dhe për të drejtë, dhe për mëkatarët e hajdutët sepse kanë mundësinë që nëse pastrojnë veshin, adresën e shpirtit, trurit, që dëgjojnë e kuptojnë se kanë gabuar,edhe për ata është koha për kthim dhe Zoti na pret të gjithëve për të na përqafuar.

Të dashur vëllezër e motra, pa Zotin nuk mund të jetojmë, pa Krishtin nuk mund të jetojmë. Pa Zotin, pa Krishtin dhe pa fenë e vërtetë, vetëm shkatërrime ndodhin. Jezusi u bë njeri për ne pa mohuar hyjninë e vet. U bë njeri për ne, u përul.

Sa herë në jetën tonë të përditshme, arroganca dhe dhuna krijon probleme. Duhet të jemi më të butë, të jemi më të mirë dhe më të urtë, të jetojmë në këtë botë por shpirtërisht të plotë me vepra të mira.

Nëse këtë mbrëmje do të pranojmë këtë mësim që vetëm Perëndia na ndihmon të përmirësojmë marrëdhëniet tona duke bërë secili punën e vet pa u ankuar.

Të gjithë, fetarë ose jo do t’i japin llogari Zotit”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *