Në Teatrin e Operas dhe Baltetit është zhvilluar një festë me pjesëmarrjen e artistëve të njohur, duke nisur që nga këngëtarja Manjola Nallbani deri te aktorja Luiza Xhuvani. Të pranishëm edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ata kanë falënderuar artistët për gjitha sakrificat e bëra në emër të profesionit të tyre. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Margariti shkruan se pobëhen përpjekje për t’u rikthyer dinjitetin institucioneve kulturore duke nisur që nga rritja e pagave deri tek përmirësimi i infrastrukturës.
“Bashkë me Erionin kaluam një moment ndryshe me miqtë tanë artistë, ata që na frymëzojnë dhe na mbushin shpirtin me artin e tyre; por që përtej skenës ndajnë me ne të njëjtat ptoblematika. Në këto vite jemi përballur me sfida e vështirësi, por po përpiqemi të luftojmë me kohën për t’u rikthyer institucioneve kulturore dinjitetin që meritojnë; që nga përmirësimi i infrastrukturës, te rritja e pagave”– shkruan Margariti.