Festat e fundvitit/ 12 mijë pasagjerë në Rinas, 40 fluturime në ditë në linja direkte

Në aeroportin e Rinasit festa e fundvitit kanë sjellë shtimin e fluturimeve dhe të fluksit të udhëtarëve.

Shifrat tregojnë se ka një rritje me 40% të numrit të udhëtarëve krahasuar me ditët e zakonshme të dhjetorit. Kjo si efekt i festave por edhe uljes së çmimit të biletave pas ndryshimit të menaxhimit të aeroportit.

Rreth 12 mijë pasagjerë qarkullojnë këto ditë festash në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në më shumë se 40 fluturime me linja direkte në ditë.

Me ndryshimin e menaxhimit, aeroporti ka rritur edhe numrin e destinacioneve për vitin 2021 në krahasim me 2019-ën, gjë e cila i jep qytetarëve mundësi zgjedhjesh drejt vendeve të ndryshme evropiane, ndërsa marrëveshje të reja janë nënshkruar për fluturime direkte edhe me vendet arabe.

Gjithashtu një ndryshim total i është bërë edhe pjesës së argëtimit dhe shërbimeve për të gjithë pasagjerët. Duke filluar nga risistemimi i hapësirës së dyqaneve dhe duke vazhduar me ofrimin e restoranteve dhe brandeve të rrjeteve më të njohura ndërkombëtare, duke bërë që çdo pasagjer të marrë eksperiencën më të mirë.

Nga krahu tjetër aeroporti synon që të ketë rritje dyshifrore të pasagjerëve vitin e ardhshëm, si dhe të zgjerojë linjat e destinacionit e saj në tregje të reja.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *