Festat e fundvitit rikthejnë në vendlindje shqiptarët! Qindra udhëtarë mbërrijnë në Portin e Durrësit

Pak ditë para festave të fundvitit, ka pasur një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve në Portin e Durrësit. Kanë qenë të shumtë emigrantët, të cilët po mbërrijnë këto ditë në port, për të udhëtuar më pas drejt qyteteve të ndryshme ku ndodhen familjet e tyre.

Festat e fundvitit janë një arsye më shumë për të qenë bashkë, pavarësisht pandemisë dhe kufizimeve të saj shprehen udhëtarët.

“Këtë vit kemi vendosur të vijmë me familjen. Është pak më mirë se vitin e kaluar.”

“Bashkë, të gjithë bashkë.”

“Te familja këtu, se kam prindërit.”

“Për festa. Vaksinën e kemi bërë. Green pass e kemi marrë. Jemi në rregull.”

“Do vij tek familja ime.”

Përveç tyre, festat e fundvitit do të gjejnë pranë familjes dhe mjaft qytetarë që për arsye të ndryshme kanë udhëtuar jashtë vendit.

“Unë isha për hall, e operuar aty.”

“Nga Franca. Vajtëm me pushime, turistë. Kemi dhe fëmijët.”

Pyetje: A do ju vijnë fëmijët për festa?

“S’e besoj, janë pa karta. Shkuam ne. Shumë mirë. Shtet i mirë. Na priti, na përcolli.”

Pas festave, ndryshimet e hërepashershme të masave kufizuese në vendet ku jetojnë i bëjnë të paqartë për atë që i pret në kthim.

“Nuk e di.”

“Si të vendoset. Ndryshojnë masat. A do të kemi a jo me qëndru në karantinë?! Si të jetë. Jetojmë në Zvicër.”

Është fundviti dhe atmosfera e festat sjellin gjithnjë shpresë, gëzim dhe një urim për të gjithë.”

“Gëzuar Vitin e Ri! Qoftë vit i mbarë!”

“Gëzuar! Mbarë e mirë!”

“Gëzuar e për shumë vjet të gjithë shqIptarëve. Shpresojmë ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë.”

“Gëzuar festat e mbarësi të ketë populli shqiptar!”

/Burimi: Top Channel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *