Festivali i Filmit në Kanë dënon arrestimin e aktores iraniane

Organizata e festivalit francez e filmit në Kanë ka dënuar ashpër arrestimit e aktores iraniane, Taraeh Alidoosti duke kërkuar lirim e saj të menjëhershëm.

Ajo u arrestua të shtunën për shkak se shprehu mbështetjen e saj kundër qeverisë iraniane.

“Në solidaritet me luftën e saj paqësore për liri dhe të drejtat e grave, Festivali i Filmit në Kanë qëndron pas saj”, shkruan organizata në Twitter.

Alidoosti është një nga yjet e kinemasë iraniane dhe u arrestua të shtunën me akuzën e përhapjes së informacionit të rremë. Për këtë 38-vjeçarja mund të marrë një dënim të gjatë me burg. Aktorja njihet më së shumti për rolin e saj në filmin “The Salesman” të vitit 2016. Këtë vit Alidoosti do të luajë në filmin “Leila’s Brothers”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *