Mbështetësit e presidentit Recep Tayyip Erdogan kanë dalë në rrugë për të festuar avantazhin e liderit turk në numërimin paraprak të votave, të balotazhit presidencial të së dielës.
Por hendeku midis Erdogan dhe rivalit të tij Kemal Kilicdaraglou është i ngushtë, pavarësisht se Erdogan ka fituar mbështetjen e kandidatit të vendit të tretë të garës Sinan Ogan, thonë analistët. Erdogan ka kryesuar mbi inflacionin e lartë dhe krizën e kostos së jetesës, një situatë që fajësohet kryesisht në politikat ekonomike joortodokse të presidentit. Kundërshtarët e tij thonë se kontrolli i tij mbi burimet shtetërore dhe lidhjet me median e vendit ndihmuan në ndryshimin e votës në favor të tij.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu drejtua një turme të madhe vizitorësh jashtë rezidencës së tij në Stamboll. Ai falenderoi kombin që i dha Turqisë një “ditë demokracie”.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kombin tim, që na dha një ditë demokracie”, tha Erdogan.
“Fituesit e zgjedhjeve të 14 majit dhe të 28 majit janë të gjithë 85 milionë qytetarët tanë”.