Gara për bashkinë e Vaut të Dejës u mbyll pasditen e djeshme, me numërimin e kutive nga 53 Qendra Votimi të kësaj njësie të qeverisjes vendore dhe fitues u shpall Kristian Shkreli nga Partia Socialiste.
PS arriti kështu të mund kandidatin favorit Zef Hila, i cili u dorëhoq nga detyra e tij si ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë për të garuar në siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa nuk mundi të kalojë pragun e 1 mijë votave Partia Demokratike me Klomentina Drinin.
Fitorja e Shkrelit në Vaun e Dejës u pasur me një festë të simpatizantëve të tij dhe nuk kanë munguar as krismat e armëve.
Siç shihet në një video të publikuar nga ‘JOQ’, një grua shfaqet e ekzaltuar teksa qëllon disa herë me pistoletë në ajër.
“Fitorja festohet me zemër”, – shkruajnë mbështetësit e Shkrelit përkrah videos.