Akademiku Rexhep Qosja ka festuar 86-vjetorin e lindjes, ku dhe ka marrë urime të shumta.
Por mes tyre, Qosja ka veçuar urimin e kryeparlamentares Lindita Nikollës dhe reagoi me një vlerësim të veçantë.
Në letër profesori shkruan:
“Shumë e nderuar Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla,
Ju faleminderit pamatshëm për urimin tuaj të veçantë me domethënien e me vlerësimin që më dhuruat me rastin e 86- vjetorit.
Ua kthefsha në gëzime dhe me gëzime Ju dhe familjes suaj të nderuar dhe të dashur.
Me përzemërsi të përkushtuar
REXHEP QOSJA”
https://www.priza.al/2022/06/25/rexhep-qosja-feston-ditelindjen-nikolla-uron-akademikun-keni-dhene-nje-kontribut-madhor-per-kombin/