Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili feston sot 42 vjetorin. Motra e saj, këngëtarja Zanfina Ismaili uroi të motrën më anë të një postimi në “Instastory”.
“Urime ditëlindja @adelinaofficiel shpresoj ta kesh qdo vit më të mirë se tjetrin. Sonte festojmë bashk!”- shkoi Zanfina.
Ndërsa, Ema Ismaili, motra tjetër e Adelinës ka publikuar në “Instagram” një fotografi të këngëtares me mbishkrimin “urime ditëlindjen për motrën time të mrekullueshme dhe tepër të bukur”.
Kujtojmë që Adelina është e martuar me Vali Krasniqi dhe kanë një djalë së bashku.
/Priza.al/