Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër. Drejtuesi i një automjeti tip “Fiat” ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Fatkeqësisht, shtetasi me inicialet F.M., 62 vjeç, ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.