Fidel Ylli është zgjedhur president i KOKSH. Pas Asamblesë ku është votuar për presidentin dhe drejtuesit e tjerë të KOKSH, Fidel Ylli është zgjedhur në krye të këtij institucioni me shumicë votash.
Bëhet e ditur se nga 57 vota që janë në total, Fidel Ylli ka marrë 40 vota.
Fidel Ylli ka fituar me 40 vota, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.
Ylli ka një të shkuar në botën e sportit, pasi ka qenë mundës me emër.