Fier/ 46-vjeçari proteston: Ku është burrëria kur ti vret një grua?

 

Vrasja e trefishtë e grave ditën e djeshme në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik, ka sjellë dhe reagimin dhe indinjatën e 46-vjeçarit, Edmond Hoxha ne Fier.

I vetëm dhe me një pankartë në dorë, babai i një djali 20 vjeçar ka dalë në qendër të Fierit në formë protestë për ketë krim makabër. Ku është burrëria kur ti vret një vajze, motër, nënë shkruhet ne pankartë ndërsa me lot në sy Edmondi tregon se vrasjet e grave janë jo vetëm dështim i shoqërisë , por dhe i një sërë mekanizmave që nuk kanë funksionuar në shtet.

Nuk është hera e pare qe 46-vjeçari Hoxha proteston i vetëm për kauza të ndjeshme teksa për ngjarjen ne fjale shpreh keqardhjen qe nuk i janë bashkuar dhe qytetarë të tjerë e veçanërisht femrat.

Dan Hutra, një preson me precedentë të mëparshme penale ekzekutoi ditën e djeshme tre gra dhe plagosi tre të tjerë. Aktualisht ai ndodhet në burg, pasi akuzohet për vrasje me paramendim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *