Fier/Dëmtohet në kokë në ambientet e punës, ndërron jetë 60-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është plagosur në vendin e punës.

Viktima është identifikuar si Fetah Hyka, dhe se është dëmtuar në kokë nga mjeti tip “Pirun”, në një pikë grumbullimi për skrap.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, shtetasi Fetah Hyka, 60 vjeç, banues në Fier, në afërsi të kthesës së Patosit, në ambientet e punës së tij (pikë grumbullimi për skrap), është dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *