Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj.
Burime për median bëjnë me dije se 50-vjeçarja, Donika Çobaj e cila u plagos me thikë nga djali i saj jetonte me vajzën pasi bashkëshorti i kishte vdekur.
Lidhur me ngjarjen kanë folur edhe fqinjët të cilët kanë pohuar se djali i saj, Klaudio ishte emigrant në Gjermani.
“Ai kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Djali s’ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë. Nuk e kemi besuar kur dëgjuam çfarë kishte ndodhur. Sot dëgjuam fjalë, por nuk e pamë çfarë ka ndodhur”, thanë ata.