Një 34 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka dhunuar një 50 vjeçar.
Sipas policisë mësohet se shtetasi D. Sh., banues në Fier, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e të riut.
“Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.
Eshtë shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.