Fier/ “Mitsubishi” merr flakë në ecje, shoferi del i alarmuar

Një tjetër mjet ka marrë flakë në Fier. Gjatë mesnatës është shkrumbuar një mjet tip “Mitsubishi Carisma”. Automjeti me targa AA 265 HS ka marrë flakë në ecje e sipër.

Drejtuesi i mjetit, Dashnor Hysko ka dalë i alarmuar. Makina është shkrumbuar në pjesën më të madhe të saj, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.

NJOFTIMI:

Digjet ne mesnate nje automjet tip “Mitsubishi Carisma”. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e njohur si Ish UMB ne Fier. Automjeti me motorr Benzin-Gas me targa AA 265 HS ka marre flake ne ecje e siper, ckae ka detyruar drejtuesin, Dashnor Hysko, te dal i alarmuar prej tij. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat zjarrfikese qe kane mundesuar shurjen e flakeve, ndersa makina eshte djegur ne pjesen me te madhe te saj. Nga ana e bluve eshte pare nga afer situata, ndersa ende nuk dihet se cilat jane shkaqet qe kane cuar ne shperthimin e flakeve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *