Një aksident i rëndë u shënua këtë pasdite në aksin Fier-Cakran, ku një makinë doli nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë një rrëpire.
Në këtë aksident viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit.
Ai është identifikuar si Gramoz Veli Aliaj nga fshati Plyk, njësia administrative Portëz, bashkia Fier.
Makina ndodhet ende në greminë, teksa shkak i aksidentit është bërë shpejtësia në kthesë.
Policia dhe zjarrfikësja sapo u njoftuan për rastin shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/Priza.al/